FAQ

Pyetjet më të Shpesh

A janë seancat e fizioterapisë të vështira dhe me dhimbje?

Ndonjëherë seancat e fizioterapisë mund të jenë të pakëndshme ose të dhimbshme. Ekspertët e klinikës sonë ofrojnë kujdesin maksimal si gjatë fazave të para të seancave ashtu edhe në vazhdimësi. Është mëse natyrale të përjetoni nivele të ndryshme dhimbjeje në varësi të problemit që ju keni.

Çfarë mund të prisni nga takimi i parë me fizioterapistin?

Takimi i parë ju jep një pamje të përgjithshme mbi gjendjen tuaj. Ajo mund të shoqërohet me teste mbi fuqinë, lëvizjen, balancën dhe kufizime me fizikun tuaj. Së bashku përcaktohet programi i rehabilitimit dhe seancat e nevojshme.

A duhet të bëj seanca fizioterapie pas dëmtimeve fizike apo post-operacionit?

Nëse nuk jeni të sigurt, atëherë na kontaktoni në klinikën tonë duke rezervuar një seancë konsulte FALAS. Ekspertët tanë do përcaktojnë nëse keni nevojë për seanca dhe se sa është numri i tyre në varësi të problematikës suaj!

Pse duhet të konsultohem me një fizioterapist?

Fizioterapia mund t’i vijë në ndihmë çdo personi pa dallim moshe që mund të kenë probleme shëndetësore që lidhen me:
-Kockat, nyjet & indet e buta
-Trurin apo sistemin nervor
-Zemrën dhe qarkullimin e gjakut
-Mushkëritë apo frymëmarrjen
-Probleme gjatë aktivitetit fizik
etj.

Çfarë duhet të marr me vete gjatë konsultës dhe seancave?

Gjatë konsultës të parë ju mund të merrni me vete çdo historik të dokumentuar të problemit tuaj, ose ne mund t’jua sigurojmë brenda ambientit spitalor. Më pas gjatë seancave të fizioterapisë ju duhet të merrni me vete gjithmonë veshje sa më të rehatshme për t’u ndjerë komfort gjatë kohës së trajtimit.

Sa zgjatin seancat e trajtimeve dhe konsultat?

Konsultat dhe seancat e fizioterapisë variojnë 30-60 minuta. Kjo varet nga problematika juaj dhe tipologjia e trajtimit që vendoset që do ndiqet nga ekspertët e klinikës sonë. Është tepër e rëndësishme që ju të merrni edukimin dhe informacionin e saktë të problemeve tuaja fizike në mënyrë që rikuperimi të jetë i plotë.

Cilat janë aparaturat që ju përdorni gjatë seancave?

Në klinikën tonë përdoren të gjitha aparaturat me teknologjinë e fundit si:
-Tecar Therapy nga HumanTecar
-Shock Wave Therapy nga ONDA
-Laser Therapy nga LAMBDA
-Pressotherapy nga Doctor Life
-Magnetomed 7400

Për çfarë janë të specializuar fizioterapistët e klinikës suaj?

Fizioterapistët e klinikës sonë janë profesionistë të trajnuar në fusha të ndryshme që ndihmojnë në:
-Rikthimin e mobilizimit fizik
-Reduktimit të dhimbjeve muskulore
-Parandalimit të paaftësive dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për pacientin

A praktikoni teknikat e terapisë manuale apo mbështeteni vetëm në përdorimin e aparaturave?

Te Expert Physiotherapy kombinohen teknikat e terapisë manuale me pajisjet e teknologjive më të avancuara. Në këtë mënyrë pacienti do të ketë rezultate shumë të mira në sa më pak seanca.

A mund të ushtrohem në shtëpi ndërkohë që trajtohem në klinikën tuaj?

Fizioterapia është një bashkëpunim i dyanshëm midis fizioterapistit dhe pacientit. Çdo pacienti i mësohet se si duhet të veprojë dhe çfarë ushtrimesh të ndjekë midis seancave. Më e rëndësishmja është ndjekja e tyre edhe pas përfundimit të trajtimit.