Shërbimet

Shërbimet tona

Rehabilitim Reumatologjik

Ky lloj rehabilitimi trajton patologji autoimune dhe degjenerative, të cilat përfshijnë aparatin muskularo-skeletik. Më të përhapurat janë artriti, artroza, osteoporoza, spondiliti ankilozues, fibromalgji dhe sklerodermi. Këto patologji godasin si meshkujt ashtu edhe femrat e çdo moshe. Ato karakterizohen nga dhimbje apo deformime të mundshme muskularo-skeletike, të shoqëruara në disa raste edhe nga probleme të mundshme të organeve.

  • Hernie Diskale
  • Nervi Shiatik
  • Sindromi i Tunelit Karpal (mpirje e gishtave të dorës)
  • Brryli i Tenisit
  • Spondialtroza
  • Cervikalgji (kufizim i lëvizjes së qafës)
  • Artriti Reumatoid (dhimbje e kyçeve)

Rehabilitim Neurologjik

Kjo degë e mjekësisë rehabilituese merret me rikuperimin e defiçiteve dhe aftësive të kufizuara që shkaktohen nga sëmundjet neurologjike. Sëmundjet më të zakonshme neurologjike përfshijnë dëmtime të trurit, sklerozën e shumëfishtë, epilepsinë, aksidentet cerebrovaskulare ose dëmtimet në palcë kurrizore ashtu edhe sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Në këto raste, procesi i rehabilitimit merr një rëndësi thelbësore pasi synon të ndihmojë pacientët të rimarrin autonominë e tyre fizike, mendore dhe psikologjike.

  • Plegji (mungese totale e levizjes)
  • Demtime Cerebrale
  • Paralizë Faciale
  • Probleme të Ekuilibrit, Koordinimit dhe Lëvizjes

Rehabilitimi Pediatrik

Trajtimi pediatrik lidhet me paaftësitë e rënda te pacientët e vegjël që kanë pasoja shëndetësore si rezultat i ndërhyrjeve neurokirurgjikale, operacioneve komplekse ortopedike-funksionale apo që vuajnë nga patologji serioze të skoliozës. Trajtimi dhe rehabilitimi i pacientëve, ashtu si edhe trajnimi i familjarëve, përbëjnë aspekte thelbësore të kujdesit për kthimin e shëndetit total.

  • Pleksius Brakial (grupi i nervave të krahut që con në parez ose në paralizë)
  • Tortikolis (shtrembërimi i qafës)
  • Paralizë Cerebrale Infantile

Diagnoza Ortopedike-Traumatologjike

Fizioterapia luan një rol thelbësor në rehabilitim pas traumave të aparatit muskularo-skeletik si edhe për rehabilitimin pas ndërhyrjeve kirurgjike ortopedike. Përmes terapive fizike specifike dhe ndjekjes së protokolleve të duhura të ushtrimeve terapeutike me vështirësi duke ardhur në rritje, fizioterapisti ndihmon pacientin të menaxhojë dhimbjet pas operacioneve apo pas traumave të ndryshme dhe të rikuperon aftësitë motorike, të cilat mund të jene kompromentuar nga traumat.

  • Skoliozë (shtrembërim/deformim i shtyllës kurrizore)
  • Hiperlordozë
  • Hiperkifozë
  • Frakturë
  • Rehabilitim Post-Operator
  • Shpatulla e Ngrirë
  • Tendinite (inflamacion i tendinave)
dhimbjet e shpinës

Rehabilitim Geriatrik

Ky rehabilitim ka për qëllim rikuperimin e aftësive motorikë të humbura ose të dëmtuara te pacientët e moshuar, si prej faktorësh që lidhen me moshën, ashtu edhe prej patologjive të cilat kanë reduktuar ose kan anulluar totalisht funksionet motorike. Problematikat e mundshme që shfaqen lidhen me dekondimin fiziologjik, dëmtimin nga problemet kardio-vaskulare dhe ato osteo-artikulare.

  • Osteoporoza
  • Artritet
  • Morbus Parkinson
  • Alzhaimer
  • Linfodrenazh (përmirësim i qarkullimit të linfës)

Kujdesi Terapeutik Gjatë dhe Pas Periudhës së Shtatëzënësisë

Periudha e Shtatëzënësisë te femra shoqërohet me transformime fizike dhe ky është një proces që kërkon vëmendjen e duhur nga ekspertët e fushës. Ndryshimi shoqërohet me dhimbje të shpinës, kockave, muskujve ashtu si edhe ndarja e abdominaleve si pasojë zhvillimit të fetusit. Seancat e dedikuara shoqërohen me kombinimin e ushtrimeve dhe masazhit, duke ndihmuar në rehabilitimin total të trupit të femrës.

Rehabilitim Respirator

Rehabilitimi respirator lidhet me trajtimin te njerëzit të cilët kanë sëmundje kronike në rrugët e frymëmarrjes ose me aftësi shumë të ulët respiratore. Në veçanti, ky rehabilitim i drejtohet pacientëve të prekur nga bronkopneumonia kronike obstruktive, azma bronkiale, enfizema pulmonare, fibroza pulmonare, fibroza cistike, sëmundjet neuromuskulare, shqetësimet në frymëmarrje gjatë gjumit, sëmundjet e kafazit të toraksit, insuficenca e rëndë resipiratore në ventilacion mekanik invaziv dhe jo invaziv ose njerëzit të cilët kanë nevojë për trajtime përpara dhe pas operacioneve kirurgjike të toraksit dhe abdominale. Përmes programeve specifike multidisiplinare është i mundur përshpejtimi i kohës së shërimit duke favorizuar riaftësimin fizik të pacientit.

Riedukim Postural (edukim i qëndrimit korrekt)

Riedukimi postural është një teknikë riabilituese e cila lejon të riekuilibrohen ndryshimet muskularo-skeletike. Falë qëndrimeve të udhëzuara, aktive dhe pasive, mund të trajtohen dhe të zgjidhen spazma dhe kontraktime muskulare, keqfunksionime të artikulacioneve dhe lëvizje të shtyllës kurrizore.

Përmes riedukimit postural dhe zgjatjes muskulare trajtohen problemet fizike me qëllim riekuilibrin e përgjithshëm të trupit duke rekuperuar mirëqenien fizike pa dhimbje.

Shërbim Fizioterapie në Shtëpi

Ekspertët e specializuar në ofrimin e trajtimeve të ndryshme fizioterapeutike mundësojnë zgjidhjen e problemeve te pacientët të cilët e kanë të pamundur lëvizjen nga ambientet e shtëpisë. Me përdorimin e aparaturave specifike që i përshtaten nevojave dhe problemeve të pacientëve, mundësohet rekuperimi më i shpejtë deri në shërim të plotë të tyre.

Masazh Terapeutik

Masazhi është një teknikë manuale që përdoret për reduktimin dhe shërimin e tensionit në muskujt e trupit. Trajtimi funksionon duke përdorur teknikën e ushtrimit të presionit të thellë në muskuj dhe nyjet lidhëse. Disa prej formave të masazhit terapeutik të përdorura në klinikën tonë përfshijnë:

  • Masazh Terapeutik i Pjesshëm (40 minuta)
  • Masazh Terapeutik i Plotë (60 minuta)
  • Masazh Sportiv
  • Masazh Suedez

FIZIOTERAPI NË SHTËPINË TUAJ – QENDËR FIZIOTERAPIE TIRANË

Expert Physiotherapy ofron një shërbim të specializuar dhe mjaft profesional fizioterapie duke ju ardhur më pranë në ambientet e shtëpisë suaj. Ne ju vijmë me gamën e mjeteve të nevojshme që i përshtaten nevojave tuaja.