Teknologjia

Tecar Terapi

Tecar Terapi stimulon reagim shërues natyral të trupit me efekte të menjëhershme anti-inflamatore mbi muskuj, tendinë, kërce ose ligamente. Terapia përqëndrohet në reduktimin e dhimbjeve dhe mekanizma biologjike, si dhe ka për qëllim rikthimin e levizshmërisë së artikulacioneve.

Human Tecar

Teknologjia e gjeneratës se re vjen në Expert Physiotherapy.

Human Tecar është një pikë referimi për sportistët e niveleve të larta botërore, por jo vetëm, pasi rezultatet e dobishme të trajtimit me Human Tecar vlerësohen edhe nga pacientë jo sportistë.

Sportistët profesionistë, të cilët duan të maksimizojnë performancën dhe të rikuperohen nga dëmtimi në kohën më të shkurtër të mundshme, si dhe të mbajnë ekuilibrin e tyre fizik dhe psikologjik, zgjedhin gjithmonë Human Tecar.

Human Tecar është aparatura që ju rikthen në shumë pak kohë shëndetin fizik duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik në të gjithë trupin. Kjo aparaturë ndihmon në rehabilitimin për shqetësime si:

-Dëmtimet muskolo-skeletale si kontraktimet, problemet akute dhe kronike të tendinave, etj.
-Shqetësime artikulare si ato inflamatore dhe degjenerative.
-Trajtimin e inflamacionit në gjymtyrë të karakterizuara nga probleme në lëvizje.
-Trajtimin e dëmtimeve gjatë sforcimit të aktiviteteve sportive dhe ato profesionale.
-Problemet që ndodhin gjatë kontraktimeve të muskujve duke mundësuar relaksimin e tyre.

Ultratingulli

Ultratingulli është një pajisje, e cila përdor valët për të depërtuar në thellësi të indeve të buta duke tërhequr më shumë qeliza në zonën e dëmtuar, të cilat nxisin rritjen e qarkullimit të gjakut dhe përshpejtojnë fazën rigjeneruese të shërimit të indeve.

Ne në Expert Physiotherapy kemi sjellë për pacientët tanë, ultratingullin Intelect Mobile 2 nga Chattanooga, me një teknologji e cila kombinon elektrostimulimin me ultratingullin në të njejtën kohë. Kjo aparaturë ndihmon në çlirimin e dhimbjeve nga spazmat muskulare, në përmirësimin e dhimbjeve të artikulacioneve dhe në përmirësimin e dhimbjeve që lidhen me ndrydhjen e ligamenteve dhe tendiniteve.

Magneto Terapia

Magneto-terapia ose terapia me fushë magnetike, funksionon duke përdorur magnete të ndryshëm në pjesë të ndryshme të trupit për të rigjeneruar qelizat në zonat e dëmtuara.

Kjo metodë përmirëson sistemin metabolik, rrit furnizimin me gjak dhe oksigjen, duke aktivizuar dhe rigjeneruar qelizat në trup. Magneto-terapia jep rezultate shumë të mira në trajtimin e: dhimbjeve të mesit dhe të qafës, tërheqjet muskulare, artritet, problemet e rënda me gjurin dhe kaviljen, dhimbjet kronike dhe sëmundjet degjenerative.

Tens (Transcutaneous Electrical Nerve Stimulation)

TENS është një metodë e stimulimit elektrik, e cila përdoret si trajtim për dhimbjet kronike dhe akute në mënyrë jo invazive. TENS përbëhet nga një pajisje me bateri që jep impulse elektrike përmes elektrodave të vendosura në sipërfaqen e lëkurës. Elektrodat vendosen pranë nervave ku ndodhet dhimbja ose në pikat ku shkaktohet ajo. Diagnozat më të shpeshta ku mund të përdoret kjo metodë janë: Osteoartriti, Fibromialgjia, Tendiniti, Bursiti, Dhimbjet kronike të mesit, Neuropatia diabetike etj.

Lazer

Aparatura e Lazerit Lambda YAG është e projektuar për trajtime rigjeneruese, biostimuluese dhe antalgjike. Lazeri Lambda YAG gjeneron një gjatësi vale, e cila depërton në thellësi të indeve të buta duke ulur ndjeshëm inflamacionin. Kjo pajisje që sjell inovacion mundëson:

-Trajton problemet muskulo-skeletike
-Rigjenerimin e tendinave
-Largimin e dhimbjeve
-Rikthimi pa problem në aktivitetet e përditshmërisë

Terapia me Kupa

Terapia me Kupa eshte një nga teknikat më të mira dhe efektive për shtimin e qarkullimit të gjakut, lehtësimin e dhimbjes dhe nxjerrjen e toksinave që depozitohen në indet e trupit.

Ky trajtim nga stafi i specializuar i Expert Physiotherapy, ofron çlirim të shpejtë dhe të menjëhershëm të dhimbjes së muskujve apo enjtjeve duke nxitur imunitetin dhe duke shmangur kontraktimet.

Pressoterapia

Pressoterapia, është aparatura ku nëpërmjet presionit të ajrit që krijon veshja e saj, mundëson drenazhimin limfatik dhe stimulimin e receptorëve të qelizave. Ai shërben për:
-Përmirësimin e qarkullimit të gjakut
-Lehtësimin e dhimbjeve pas tendosjeve fizike
-Reduktimin e enjtjeve dhe trajtimit të variçeve
-Rehabilitimin pas lipozukimit

TRAKSIONI LUMBAR & CERVIKAL TRITON DTS CHATTANOOGA

Expert Physiotherapy sjell për herë të parë në Shqipëri, traksionin e kompanisë lider në prodhimin e pajisjeve fizioterapeutike “Chattanooga”, e cila duke përdorur eksperiencën 40 vjecare në fushën e fizioterapisë, ka prodhuar për pacientët me dhimbje të shtyllës kurrizore një sistem trajtimi të gjeneratës së re të quajtur Triton DTS Traction.

Trajtimi me traksionin lumbar & cervical Triton DTS sjell risi në fizioterapi, duke mundësuar qetësimin e dhimbjeve për këdo që vuan nga dhimbjet e qafës, mesit, nervit shiatik apo hernies diskale. Nëpërmjet tërheqjes së rruazave kurrizore dhe muskujve, ajo stimulon çlirimin e presionit dhe dhimbjeve të lokalizuara në të gjithë shtyllën kurrizore.

Terapia Me Shockwave

Expert Physiotherapy i ka besuar teknologjisë italiane duke sjellë pajisjen e shockwave-it PhysioLed Onda, e cila ofron trajtimin me valë goditëse. Kjo pajisje ka transformuar totalisht metodologjinë e fizioterapisë për rikuperimin e sistemit muskolo-skeletal. Nëpërmjet trajtimit mundësohet rigjenerimi i kockave, tendinave dhe indeve të tjera të buta. Kjo aparaturë është e sigurt dhe efektive në përdorim dhe sjell rezultate afatgjata ne diagnoza si: Bunion (gungat në këmbë), Koksartrozat, Epikondilitet, Tendinitet etj.

FIZIOTERAPI NË SHTËPINË TUAJ

Expert Physiotherapy ofron një shërbim të specializuar dhe mjaft profesional fizioterapie duke ju ardhur më pranë në ambientet e shtëpisë suaj. Ne ju vijmë me gamën e mjeteve të nevojshme që i përshtaten nevojave tuaja.