Rreth Nesh

Ekspertët e Fizioterapisë në shërbimin tuaj!

Stafi i kualifikuar i Expert Physiotherapy ofron shërbim të specializuar dhe mjaft profesional duke iu ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve të tij. Çdo proces i klinikës ndiqet hap pas hapi nga mjekët tanë fizioterapistë, sipas specialiteteve përkatëse. Ata janë të gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të pacientëve nëpërmjet fizioterapisë manuale ose duke përdorur gamën e aparaturave të nevojshme.

Stafi jonë sigurohet që eksperienca juaj në klinikë të jetë unike. Fizioterapistët tanë mbështeten nga një ekip i shkëlqyeshëm administrativ, të cilët sigurojnë që rrugëtimi nga prenotimi i takimit tuaj të parë deri në shërimin e plotë të jetë një përvojë pozitive, miqësore dhe mjaft efikase.

Një Ditë në Expert Physiotherapy

FIZIOTERAPI NË SHTËPINË TUAJ

Expert Physiotherapy ofron një shërbim të specializuar dhe mjaft profesional fizioterapie duke ju ardhur më pranë në ambientet e shtëpisë suaj. Ne ju vijmë me gamën e mjeteve të nevojshme që i përshtaten nevojave tuaja.